Preshevë: Policia kufitare serbe sekuestron rreth 25 mijë funta në automjetin e një shtetasi shqiptar

1330

Policia serbe në vendkalimin kufitar “Preshevë” , ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë veriore, ka sekuestruar 25 mijë funta të fshehura në derën e një automjeti, që po e drejtonte një shqiptar, njofton PreshevaPress.

Kundërvajtja është zbuluar kur në vendkontroll ka arritur mercedesi me targa të Anglisë, me të cilin po udhëtonte një shtetas shqiptar.

Nga 25 mijë funtat e gjetura, pronarin i’u kanë kthyer 10 mijë, sa është e lejuar me ligj, derisa rreth 15-16 mijë të tjera u janë konfiskuar deri në përfundimin e procesit të kundervajtjes, thuhet në komunikatën e Administratës kufitare.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *