Preshevë: Një shtetas maqedon, kapet me katër kilogram heroinë!

321

imagesNë vendkalimin kufitar të Preshevës, në mes të Maqedonisë dhe Serbisë, sot është kapur një qytetar nga Maqedonia me 4 kilogram të lëndëve narkotike, e për të cilën dyshohet të jetë “heroinë”, bëhet e ditur nga Drejtora e Doganës.
Në një aksion të përbashkët të policisë dhe doganierëve serbë, është zbuluar se një shteta nga Maqedonia, 38 vjeçar, i cili ishte i vetëm në makinë, e po udhëtonte nga Maqedonia në drejtim të Europës Perëndimore, ka tentuar të kontrabandojë sasi të mjaftueshme të drogës, thuhet në kumtesë e sotme.
Droga, ka qenë e paketuar në tetë kuti, ndërsa ka qenë e mshefur ndër ulesën e automjetit “reno Senik”, me të cilin shtetasi maqedon po udhëtonte.
Vozitësi dhe droga janë në polici, përfundon kumtesa e drejtorisë së Doganës./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *