Preshevë: Kryetari i PVD-së Riza Halimi priti në takim Ambasadorin suedez Jan Lundin; “Uji i pijshëm dhe menaxhimi i mbeturinave në Preshevë” temë e takimit

413

Në hapsirat e selisë qëndrore të Partisë për Veprim Demokratik, kryetari i PVD-së z.Riza Halimi priti Ambasadorin e Suedisë Jan Lundin të shoqëruar me këshilltarët dhe stafin e tij diplomatik.

Gjatë takimit ambasadori Lundin u njoftua nga kryetari Halimi me gjendjen sociale dhe ekonomike me të cilat ballafaqohen qytetarët e Preshevës. Përveç temave politike interes të madh pēr delegacionin e ambasadës së Suedisë të udhëhequr nga vet Ambasadori Lundin ishin edhe problematika e ujit të pijshëm dhe menaxhimit të mbeturinave.

Pas takimit Ambasadori i Suedisë, shkëlqësia Lundin para mediave deklaroi se me kryetarin Halimi janë dakorduar që në një të ardhme të afërt, nën organizimin e Ambasadës së Suedisë do të realizohet një takim me kryetaren e Preshevës, znj.Ardita Sinani dhe përfaqësuesit e ambasadave të shteteve të tjera nordike dhe europiane në Serbi me ç’rast do të diskutohet për zgjidhjen e problematikave që kanë të bëjnë me ujin e pijshëm dhe menaxhimin e mbeturinave, por gjithashtu të shihen mundësitë për të ndihmuar edhe zhvillimin ekonomik të Komunës së Preshevës.

Kryetari i PVD-së z.Halimi për media deklaroi se takimi me Ambasadorin suedez ishte shumë i frytshēm duke biseduar për shumë probleme nga të gjitha sferat shoqërore në Preshevë veçanërisht, por duke mos i harruar asnjëherë edhe problematikat me të cilat përballen shqiptarët në komunën e Medvegjës dhe Bujanocit. Me këtë rast ish deputeti Halimi deklaroi se mbetet me shpresë se pas këtij takimi të gjatë në rradhë janë hapat konkret e që do të përmirësojnë gjendjen e komunës së Preshevës./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *