Preshevë: Kryetarët e partive, PDSH-PVD-BDL-UDSH me kërkesë ndaj kryetares së Kuvendit Republikan; “Zgjedhjet të mbahen në nëntor”

199

Katër kryetarët e partive politike, Ragmi Mustafa-PDSH, Riza Halimi-PVD, Skender Destani-BDL, dhe Naser Aziri-UDSH, në një takim formal, të mbajtur në Preshevë, kanë dal me një kërkesë zyrtare ndaj kryetares së Kuvendit Republikan, Maja Gojkoviq.

Në kërkesën  drejtuar të pares së legjislaturës  së Serbisë, katër kryetarët e partive politike të Preshevës, kanë kërkuar që zgjedhjet e parakohshme në Preshevë të mbahen eventualisht në muajin nëntor, si kohë me e favorshme për komunën e Preshevës.

“Qeveria e Serbisë me datë 14 shtator 2017 ka sjell vendim mbi shpërbërjen e Kuvendit Komunal të Komunës së Preshevës, njëkohësisht është emëruar edhe organi i përkohshëm, i cili do të kryej punër nga përgjegjësitë e Kuvendit si dhe organeve ekzekutive të Komunës së Preshevës”  – thuhet në kërkesën e drejtuar kryetares së Kuvendit Republikan.

“Gjatë formimit të organit të përkohshëm, Qeveria nuk ka respektuar aktin më të lartë juridik, gjegjësisht nenin 192 al.3 të Kushtetutës  dhe nenin 86. al. 6 të Ligjit mbi vetëqeverisjen lokale, ku nuk është marrë parasysh përbërja politike dhe nacionale e Kuvendit të shpërbërë të njësisë së vetëqeverisjes lokale” – transmeton Lugina-Lajm.

“Në këtë situatë e cila shkakton tensione politike në këtë komunë, konsiderojmë se Ju, si kryetare e Kuvendit në kuadër të autorizimeve ligjore do të duhej që të caktoni zgjedhjet e parakohshme bë përputhje me afatet ligjore.”

“Duke marrë parasysh afatet ligjore për sjelljen e buxhetit të vitit 2018, konsiderojmë që gjatë muajit nëntor të këtij viti është kohë optimal për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.”

Megjithate, Qeveria e Serbisë, më 14 shtator ka emëruar organin e përkohshëm, ku në mënyrë ende të pasqaruar, ka emëruar dy anëtarë të APN-së dhe një anëtar të SNS-it, krejtësisht me vendim arbitrar./Lugina-Lajm/

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *