Preshevari Lavdim Zumberi nënshkruan kontratë profesionale me FC Zurich të vlefshme deri më 2022

684

Preshevari Lavdim Zumberi, gjatë ditës së djeshme ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale me “FC Zurich” në Zvicër. Kontrata e mefushorit qëndror vazhdon deri në vitin 2022.

19-vjeçari Zumberi karrierën e tij të futbollit e ka filluar me FC Bazenheid dhe FC Ëil para se të shkonte në Akademinë FC Zurich më 2015. Debutimi i tij konkurrues me ekipin e parë ishte më 17 shkurt, 2019 në ndeshjen kundër BSC Young Boys. Që atëherë, futbollisti U20 i Zvicrrës numëron gjithashtu edhe 4 lojë në superligën zvicërrane dhe gjithashtu ka bërë paraqitjë në Europa Ligë kundër ekipit të Napolit.

FC Zurich uron Lavdim Zumberin në kontratën e tij të parë profesionale dhe dëshiron suksesin e tij të vazhdueshëm.

Ndryshe, Lavdim Zumberi me prejardhje është nga fshati Çukarkë i Komunës së Preshevës. Ai me gjithë familjen e tij jeton në Zvicërr./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *