Preshevari i aksidentuar në Bullgari, tashmë po trajtohet në Vranjë: Është mirë me shëndet

Preshevari i aksidentuar në Bullgari, nga i cili mbetën të vdekur 46 pasagjer, tanimë po trajtohet në Vranjë.

Siç thuhet nga Qendra Spitalore e Vranjës, Lulzim Sulejmani, u transferua në një spital në Sofje pas aksidenti të tmerrshëm të datës 23 nentor.

U.D. së Drejtorit të QS Vranjë, dr. Sasha Gjorgjeviq, deklaroi se Lulzim Sulejmani është vendosur në Repartin e Kirurgjisë në Bllokun e Ri Kirurgjik, dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, nën mbikëqyrje mjekësore.

Dr. Djordjevic theksoi se Sulejmani pritet të lirohet së shpejti për shërim të mëtutjeshëm dhe trajtim në shtëpi./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.