Preshevarët sulmojnë futbollistët e rinj të KF “Tërnocit”
Një ngjarje e paprecendent, ka ndodhur para pak çateve në dalje të stadiumit të Preshevës, kur disa të rinjë preshevarë, kanë sulmuar fizikisht futbollistët U-13 të ekipit të KF “Tërnoci”.
Sipas të dhënave nga terreni, sulmi nga të rinjët preshevarë, erdhi si rezultat i humbjes së KF “Luginës” nga KF “Tërnoci” me rezultat 0:2.
“E gjithë ndjeshja është zvilluar në një tension të madh, ku disa të rinjë preshevarë, gjatë gjithë kohës kanë provokuar dhe nxit incidente. Përkundër që një polic qëndronte aty afër, ata vazhdonin të fyenin dhe provokonin futbollistët e KF ‘Tërbocit’. Me të përfuduar ndeshja, njëri nga ata të rinj, sulmoi me grushta një lojtar të Tërnocit, tek shkallët e stadiumit, duke dal jashtë tij” – ka deklaruar një dëshmitar nga stadiumi i Preshevës.
“Është për të ardhur keq, se si janë pritur futbollistët e Tërnocit në fushë dhe jashtë saj. Gjatë gjithë kohës, ëstë provokuar një incident dhe ai ndodhi” – thotë dëshmitari i LUGINALAJM-it.
Megjithate, para se të luhej ndeshja ndërmjet KF “Lugina” dhe KF “Tërnocit” të grup-moshave U-13, është zhvilluar edhe një ndeshje e grup-moshave më të mëdha, asaj të U-15, në të cilën ekipi nga Presheva, fitoi me rezultat minimal, 1:0.
KF “Lugina” dhe KF “Tërnoci”, me grup-moshat e reja bënë pjesë në Ligën e dytë të zhvillimore./LUGINALAJM/