Presheva pa ujë, kryetari me videoparaqitje në facebook – reagon PVD

237

Përmes një shkrimi në faqen zyrtare, Partia për Veprim Demokratik, ka reaguar rreth gjendjes së vështirë të krijuar nga mungesa e ujit të pijshëm në Preshevë, për disa ditë rresht, në disa vendbanime shqiptare të asaj komune.

“Duke pasur parasysh situatën shumë të ndieshme, ku qytetarët nuk kanë ujë të pijshëm pikërisht në kohë pandemie e në pamundësi për t’u furnizuar me ujë për shkak të orës policore deri të hënën, kërkojmë nga kryetari i komunës që të lerë propagandën bajate përmes videove në facebook-un e tij, por të merret me përgjegjësinë që e meritojnë qytetarët e Preshevës” – thuhet ndër të tjera në reagimin e PVD-së

Kjo parti opozitare propozon, që në ketë kohë krize, furnizimi me ujë të pijshëm qytetarëve preshevarë t’iu mundësohet përmes cisternave të NP “Moravica”.

“Propozojmë që N.P. “Moravica” t’u mundësojë këtyre qytetarëve furnizim me ujë përmes cisternave që i posedon, apo si komandant i shtabit lokal për gjendje të jashtëzakonshme të ju bëjë të mundur që në një periudhë kohore të orës policore, këto shtëpi të kenë mundësi të dalin dhe mbushin enët e tyre me ujë” – thuhet në reagimin e PVD-së.

Në vazhdim po ua sjellim të plotë reagimin e PVD-së, pas gjendjes së krijuar nga mungesa e ujit të pijshëm për disa ditë në Preshevë:

Gjatë ditëve të fundit,qytetarët që furnizohen me ujë të pijshëm nga ujësjellësi i Zhunicës nuk kanë ujë. E dihet se nga ujësjellësi i Zhunicës furnizohet më shumë se gjysma e qytetit të Preshevës.

Në anën tjetër, për shkak të pandemisë COVID 19, Serbia ka shpallur kufizim të lëvizjes së qytetarëve. Kurse nga dita e sotme masa e kufizimit të lëvizjes është shtrënguar me fillim nga sot ora 13:00 e deri të hënën në ora 05:00. Rrjedhimisht qytetarët që furnizohen me ujë nga ujësjellësi i Zhunicës e kanë të pamundur të dalin që të mbushin ujë.

Në tërë këtë katastrofë, është e pafalshme qetësia dhe papërgjegjësia e kryetarit të komunës me të cilën po e menaxhon këtë situatë. Më së paku kjo situatë, në këtë kohë pandemie mund të zgjidhet me spektakle mediatike e lidhje direkte në profilin e tij të facebook-ut, sepse në fushatat elektorale i njejti kishte premtuar 24 or furnizim me ujë, ndrrim të gypave të azbestit e çka jo tjetër.

Duke pasur parasysh situatën shumë të ndieshme, ku qytetarët nuk kanë ujë të pijshëm pikërisht në kohë pandemie e në pamundësi për t’u furnizuar me ujë për shkak të orës policore deri të hënën, kërkojmë nga kryetari i komunës që të lerë propagandën bajate përmes videove në facebook-un e tij, por të merret me përgjegjësinë që e meritojnë qytetarët e Preshevës.

Me këtë rast, propozojmë që N.P. “Moravica” t’u mundësojë këtyre qytetarëve furnizim me ujë përmes cisternave që i posedon, apo si komandant i shtabit lokal për gjendje të jashtëzakonshme të ju bëjë të mundur që në një periudhë kohore të orës policore, këto shtëpi të kenë mundësi të dalin dhe mbushin enët e tyre me ujë.

Këto propozime po i japim deri në zgjidhjen e përhershme të problematikës me ujë të pijshëm.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *