Presheva.com me fushatë shpifëse ndaj Komunës së Bujanocit, apetitet e parealizuara shkas i këtyre gënjeshtrave (DOKUMENT)

591

Komuna e Bujanocit, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në facebook, ka përgënjështruar lajmin e djenëshm të portalit www.presheva.com, me titullin “Bujanoc: Llogaria bankara prap në bllokad financiare?”.

Sipas Komunës së Bujanocit, ky lajm është fabrikuar me qëllime të dezinformimit të opinionit publik, aq më shumë, kur në  xhirollogarinë e komunës, kanë qëndruar 48 milionë dinarë, gjë që këtij fakti i ka bashkangjitur edhe ekstraktin nga banka.

Presheva.com me fushatë shpifëse ndaj Komunës së Bujanocit, apetitet e parealizuara shkas i këtyre gënjeshtrave

Dje në portalin presheva.com, u publikua lajmi me titullin “Llogaria bankara prapë në bllokadë financiare”, duke gënjyer dhe shpifur që Komuna e Bujanocit po ka vështirësi funksionimi.

E në fakt, foto e bashkangjitur më poshtë, e raportit të sotëm mbi gjendjen financiare të Komunës së Bujanocit, dëshmon krejtësishtë të kundërtën.

Në ditën e djeshme kur pretendohet se Komuna e Bujanocit ka qenë në bllokadë, në llogarinë e sajë komuna ka pasur mbi 48 milionë dinarë.

Dje, Komuna ka paguar obligime me mbi 17 milionë dinarë dhe sot, në këto momente, Komuna e Bujanocit në llogarinë e saj ka mbi 31 milionë dinarë.

Kush po i bënë këto shpifje dhe pse?

Kryeredaktori i RTB-së i cili njëherit është edhe i angazhuari i presheva.com për Bujanocin, e që është i njohur për aftësinë e tijë shpifëse, si duket nuk po mund të pajtohet me faktin që nga buxheti i Komunës së Bujanocit, ai dhe shefi i tij nga Vranja nuk i kanë marrë 4 milionë dinarë për RTB-në.

Prandaj edhe fushata e tyre shpifëse ka të bëjë ekskluzivisht me mospërmbushjen e pritshmërive të tyre megalomane” – thuhet në reagimin e Komunës së Bujanocit, me rastin e lajmit të rrejshëm nga ww.presheva.com.

Megjithate, kjo nuk është hera e parë që Komuna e Bujanocit është target i lajmeve denziformuese./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *