Premtimi i Shqiprim Arifit: “Nëse nuk hapet kufiri Miratoc-Llojan, unë tërheqem prej politikës – kush guxon me thonë ketë prej juve?!” (VIDEO)

1002

Ishte data 14 dhjetor e vitit 2017-të kur në emisionin “RUBIKON” të Ardiatik Kelmedit, bartësit e listave zgjedhjore për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 24 dhjetorit në Preshevë, po shpalosnin programet e tyre paraelektorale.

Ajo që kujtohet nga ky debat, se ishte zhvilluar me shumë tensione ndërmjet Ardita Sinanit të PVD-së dhe Shqiprim Arifit, të APN-së, i cili mes tjerash pati premtuar se, ai si kryetar i Komunës së Preshevës, do ta hap edhe kufirin Miratoc – Llojan.

“Une kom thonë, nëse s’hapet kufiri Miratoc-Llojan, une tërheqna prej politikës. Kush guxon ketë me thonë p’i juve?!” – pati premtuar në origjinalitet kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi.

Megjithate, kufiri, as pas tre vjetëve nuk është hap, dhe Shqiprim Arifi, nuk e ka lënë politikën. Ai aktualisht po udhëheq me Komunën e Preshevës, fal ndihmës nga Qeveria e Serbisë të cilët i mundësuan shumicën e anëtarëve të Këshillit të masave të dhunshme në Preshevë, organ i zgjedhur nga institucionet e Beogradit./LUGINALAJM/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *