Po rikthehet koronavirusi, 10 persona rezultojnë pozitivë në Bujanoc

“Nga 29 të testuar në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, dhjetë persona kanë rezultuar pozitivë në koronavirus” – ka deklaruar për LUGINALAJM, drejtoresha Dalliborka Pavlloviq.

Sipas saj, këto shifra janë të frikshme, me që, rritja e numrit të të infektuarve  në Bujanoc, po shkon në formë rapide, gjë që përbën një rrezik për rritjen e mëtejshme të numrave.

Rritje të numrit të të infektuarve janë shënuar edhe nëpër qytete  të ndryshme të Serbisë, ndërsa epidemiologët po bëjnë thirrje të vazhdueshme për vaksinimë, si mjet i vetëm mbrojtës ndaj koronavirusit./LUGINALAJM/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.