Po nis dialogu ‘Beograd – Luginë’ për “Planin shtëtpikësh” – më 16 nëntor takimi i parë në Bujanoc

Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave dhe Dialog Social, në bashkëpunim me Trupin Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, organizon dialogun social “Plani shtatëpikësh, tema arsimore” me temë 16 nëntor 2021 në Bujanoc. Dialogu do të mbahet në objektin e Fakultetit Ekonomik nga Subotica – Dega në Bujanoc (Ulica Karagjorđa Petrovića bb) me fillim nga ora 10:00.

Si pjesë e këtij  dialogu ndërmjet zyrtarëve qeveritarë në Beograd dhe atyre shqiptarë nga Lugina e Preshevës, janë caktuar; Ministrja e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave dhe Dialogut Social Gordana Çomiq, zëvendëskryeministri i pare serb dhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik Branko Ruzhiq, Shefi i Misionit të OSBE-së në Serbi, Jan Braatu dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi.

Pas përfundimit të dialogut, në orën 13.30h në objektin e fakultetit, pjesëmarrësit në dialog do të japin deklarata për përfaqësuesit e mediave.

Gjithashtu, në kuadër të vizitës dyditore të punës në Bujanoc, ministrja Gordana Çomiq një ditë më parë më 15 nëntor në ora 17:30 do të mbajë ligjëratë para studentëve të Fakultetit Ekonomik, dega në Bujanoc dhe do të bisedojë për mbrojtjen e njeriut dhe të drejtat e pakicave./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *