Pllaka përkujtimore e Xhandarmerisë serbe, largohet mbi fshatin Lluçan të Bujanocit!

151

spomenik-675x421Është larguar pllaka përkujtimore me emërat e të rënëve të policisë serbe mbi fshatin Lluçan të komunës së Bujanocit. Pllaka ishte vendosur rreth tre vjetëve më parë.
Pjestarët e policisë serbe, respektivisht Xhandarmeria serbe, në mëngjesin e së shtunës (sot) ka ndërmarrë një aksion mbi largimin e pllakës përkujtimore të vendosur tre vite më parë mbi fshatin Lluçan të komunës së Bujanocit.
Pllaka përmbante emrat e policëve serbë të rënë në konfliktin e armatosur në Luginë të Preshevës përgjatë periudhës 2000/01.
Ky aksion i policisë serbe mbi largimin e pllakës së Xhandarmerisë serbe, vjen si rezultat të vizitës së paraljamëruar të kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq, ku duke iu referuar burimeve konfidenciale të LuginaLajm-it, kryeministri Vuçiq me delegacionin ndërkombëtar gjatë vizitës që do t’ia bëjë Luginës, do të jap mesazhe tolerance për gjithë qytetarët e jugut të Serbisë.
Megjithate, vendosja e pllakës përkujtimore serbe mbi Lluçan, pati ardhur si kundërpërgjigje ndaj asaj të UÇPMB-së, të vendosur para godinës së administratës komunale të Preshevës, e cila u largua në janar të vitit 2013-të./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *