Planifikonin të lëshonin dronin me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, tetë tifozët çekë ndalohen nga policia

157

Policia e Kosovës ka arritur të ndaloj tetë tifoz çek të futbollit.

Këta tifoz kishin planifikuar që gjatë ndeshjes së nesërme të lëshonin një dron provokativ mbi stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Disa nga tifozët çekë kishin të veshur fanella me foto të presidentit rus Vladimir Putin.

Gjithashtu një nga tifozët kishte edhe nënshtetësi serbe, shkruan faqja Kosovan Football në Twitter, përcjellë Klan Kosova.

Policia me këtë rast ka arritur të ndaloj një akt të shëmtuar.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *