Pjesëmarrje e zbehtë në marshin solidarizues me Shqipërinë – nuk merrë pjesë as kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi

884

Ashtu siç ishte paralajmërua, sot në Preshevë u zhvillua marshi solidarizues “Shqiprim jemi me ty”.

Edhepse ky marsh ishte me karakter siolidarizues me viktimat dhe familjet e të prekurve nga termeti i së martes në Shqipëri, nuk zgjoi ndonjë interesim tek qytetarët, të cilët thirrjes së Këshillit Organizativ, ju përgjigjen në numër tejet simbolik.

Ajo që ra në sy gjatë këtij marshi, ishte mosprezenca e kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi. Përkundër që ky organizim solidarizues u zhvillua në Preshevë, Arifi, si nikoqir i organizimit, nuk morri pjesë, pa ndonjë arsyetim, edhepse kjo është hera e dytë që i pari i Preshevës, mungon në ngjarjet e rëndësishme kombëtare të organizuara në Preshevë e Bujanoc.

Kujtojmë se, Shqiprim Arifi, mungoi edhe në mbledhjen e tre kuvendeve shqiptare të mbajtur në korrik të 2019-tes, ku u nxorr një Rezolutë me kërkesa ndaj bashkësisë ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjes së Luginës së Preshevës./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *