Piktorja Leoneta Abdyli, hap ekspozitën “karantinë” në Bujanoc – interesimi jo i madh i qytetarëve (FOTO)

Me ftesë të drejtorit të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Leoneta Abdyli, magjistre e pikturës, sot ka hap ekspozitën e saj të rradhës të quajtur “ekspozita karantinë”.

Për shkakë të masave anti-COVID, ekspozita po mbahet e hapur në sheshin e qytetit të Bujanoc, ndërsa karakterizohet me punimet e bëra, gjatë kohës së karantinës, të vendosura në pranverë të vitit aktual.

“Ekspozita vjen si rezultat  karantinës  të shkaktuar nga pandemia,  kohë të cilën e kam kaluar në atelenë time personale” – deklaroi, Leoneta Abdyli.

Ajo për më tepër shtoi se, në ekspozitën në Bujanoc, ka sjell vetëm 14 piktura.

“Këtu kam sjell vetëm 14 punime, përkundër që kam piktuaruar shumë më shumë punime gjatë saj periudhe. Por, shumicën e pikturave, i kam të ekspozuara nëpër galeritë e ndryshme të Kosovës” – tha piktorja nga Bujanoci.

Sipas Leoneta Abdylit, interesimi i qytetarëve për pikturë është i zbeht, ndërsa planifikohet që ekspozita të jetë e hapur deri ditën e premte./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.