Petrit Zogaj për Shqiprim Arifin: “Ky djali më së shumti më duket si menaxher i ndonjë salloni të flokëve, ku gra e burra gravitojnë në të (FOTO)

756

Analisti i mirënjohur nga Lëvizja “FOL”, Petrit Zogaj, nëpërmjet një postimi në facebook, kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi, e ka vlerësuar si menaxher i ndonjë salloni flizerësh për burra e gra.

Përderisa ka shpërndar një dekleratë të kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi lidhur me emisionin Dpt me Fidanin, që “S’ka marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës pa Preshevën”, analisti Zogaj ka shkruaj se “ky (Shqiprim Arifi) lidhje s’ka me pozitën që ushtron.

“Ky djali me se shumti me duket si menaxher i ndonje salloni te flokeve, ku gra e burra gravitojne ne te. Pa asnje ofendim per kete lloj biznesi, ama ky lidhje s’ka me poziten qe ushtron” – është shkrimi i plot i analistit Zogaj.

Gjatë orëve të mbrëmjes, kryetari Shqiprim Arifi, ishte mysafir i gazetarit Fidan Jupolli në Televizionin T7./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *