Petkoviqit për të pestën herë i ndalohet hyrja në Kosovë

158

Drejtorit të zyres për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, s’i është lejuar hyrja në Kosovë, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.

Siç ka bërë të ditur Zyra për Informim e MPJD-së, kërkesa ka qenë që ai ta vizitojë Kosovën më 2 dhe 3 dhjetor, por që kjo kërkesë s’i është miratuar.

Refuzimi i kërkesës erdhi pak ditë pasi Qeveria e Serbisë vendosi të mos i lejojë ministrat e Qeverisë së Kosovës që ta vizitojnë Luginën e Preshevës. Paraprakisht, ditë më herët, Kosova ia refuzoi vizitën edhe një herë Petkoviqit.

Të mërkurën, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, u shpreh se vizita e ministrave nga Kosova s’ka pasur arsye të ndalohet.

“Ftojmë Serbinë të shqyrtojë edhe një herë vendimin e saj për të mos lejuar vizitën e ministrave të Kosovës”, ka thënë Stano. Ai, njëjtë kishte reaguar edhe kur Petkoviqit iu ndalua hyrja në Kosovë.

Katër ministra, Liburn Aliu, Arbërie Nagavci, Hekuran Murati dhe Hajrullah Çeku kishin planifikuar vizitë dy-ditore (27 e 28 nëntor) në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *