Pesë profesorë konfirmohen me koronavirus në Bujanoc, pesë të tjerë ndodhen në vetëizolim

767

Shkolla e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, nga jaca e ardhshme do të aplikojë mësimdhënie ‘online’, për shkak se pesë profesorë kane rezultuar pozitivë dhe pesë të tjerë ndodhen në izolim.

Lajmin per LUGINALAJM, e ka konfirmuar, drejtori i shkollës, Zejni Fejzullahu.

“Për shkakë se kemi pesë profesorë të konfirmuar me COVID-19, dy të tjerë të izoluar dhe tre punëtorë ndihmësa me simptome, shkolla jonë nga java e ardhshme do te aplikojë mësimdhënien online” – tha Fejzullahu.

Ai për më tepër tregoii se për kalim nga mësumdhënia e përzier në ate online, ka ardhur me kërkesë të Këshillit të profesorëve, drejtuar Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme të Komunës së Bujanocit, e cila para pak minutave e miratoi.

“Shpresojmë që brenda një jave, situata me koronavirus, do të ndryshojë në institucionin tonë” – përfundoi, Zejni Fejzullahu, drejtor i shkollës së mesme “Sezai Surroi”.

Kujtojmë që numrat e te infekturve me koronavirus ne Bujanoc, janë rritur gjatë muajit nëntor, dhe tashmë kanë filluar masat anti COVID-19./LUGINALAJM/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *