Pesë lojtarë të Barcelonës rezultojnë pozitiv me coronavirus

297

Pesë lojtarë të Barcelonës kanë rezultuar pozitiv me coronavirus, mirëpo klubi ka vendosur të mbajë atë sekret.

Radio katalunase RAC1 ka raportuar se Blaugranasit kanë testuar lojtarët e skuadrës së parë për pandeminë botërore, derisa La Liga mendon rikthimin më 11 qershor.

Pesë lojtarëve nuk u është zbuluar emri nga mediumi, mirëpo që kanë treguar se lojtarët e kampionit të ligës spanjolle kanë rezultuar pozitiv me virus, transmeton telegrafi.

Bëhet e ditur se që të pesë anëtarët nuk kanë treguar shenja të infektimit me coronavirus, por pas testeve të bëra është mësuar një gjë e tillë.

RAC1 më tej raporton se janë edhe dy pjesëtarë të tjerë nga stafi që kanë rezultuar pozitiv, për t’u dërguar në vetëizolim.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *