Përplasje verbale mes AAK-së dhe Nismës

121

Një deklaratë e Muharrem Nitajt në një debat televiziv ku tha se qarshia po flet për rikthimin e Fatmir Limajt në PDK, ka bërë që Nisma Socialdemokrate të reagojë vrullshëm me të zgjedhurit e saj.

Haxhi Shala i Nismës, e quajti Nitajn zëdhënës të shpifësve dhe mashtruesve.

Nitaj iu ka thënë kolegëve të Nismës se po të ishte në vendin e tyre do të kishte kërkuar falje.

“Nuk është mirë që fjalët të nxirren nga konteksti por mendimi i shpërfaqur duhet të thuhet e të lexohet i plotë dhe brenda logjikes”, ka shkruar Nitaj në Facebook.

Postimi i plotë i Nitajt:

Pergjige kolegeve nga Nisma (po te isha ne vendin tuaj kisha kerku falje)

I pashe disa reagime te kolegeve te Nisma-s, ne mesin e te cileve edhe te kolegut Haxhi Shala. Me vjen keq qe e paskan keqkuptuar prej fillimit e deri ne fund!

Nuk eshte mire qe fjalet te nxirren nga konteksti por mendimi i shperfaqur duhet te thuhet e te lexohet i plote dhe brenda logjikes.

Une nuk jam bere zedhenes i askujt por konstatimit se ka perplasje e mospajtime midis AAK-se e Nismas-s ne Qeveri dhe Nisma mund te votoi per rrezimin e qeverise, jam pergjigjur:

Ne nuk dijme cfare ka ne mendje as Limaj e as Veseli, por e dijme qe ne raportet zyrtare nuk ka mospajtime dhe se koalicioni eshte funksional.

Pikerisht ne sensin e cilesimit si thashetheme, kam thene se ka lloj lloj storiesh duke e permendur edhe llafin se Carshi po flet se Limaj do te kthehet ne PDK. (Dmth deri ketu shkohet)

Une keshtu e kam thene, dhe kjo s’ka te beje asgje me denigrimin e askujt. Me vjen keq qe perfundimet i keni nxjerre nga titujt e jo nga permbajtja!

Une po te isha ne vendin tuaj do te kerkoja falje!

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, e ka quajtur deputetin e AAK-së, Muharrem Nitaj, zëdhënës të shpifësve dhe mashtruesve.

Reagimi i deputetit Shala vjen pas deklaratës së deputetit të AAK-së se po flitet që kryetari i Nismës Socialdemokrate do të kthehet në PDK.

Shala, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Nitaj sonte na tregoi se edhe në TV edhe në parlament, kur flet, si argument dhe bazë e fjalimeve të tij janë fjalët e çarshisë ose me thënë më shqip thashethemet, e bëhet zëdhënës i shpifësve e mashtruesve”.

Postimi i plotë i Shalës:

“Veç në Kosovë ndodh që një deputet në debat politik të një televizioni me frekuencë kombëtare shërbehet me fjalë të çarshive për të bërë goditje të ulëta, siç e tha Muharrem Nitaj. Ai sonte na tregoi se edhe në tv edhe në parlament, kur flet, si argument dhe bazë e fjalimeve të tij janë fjalët e çarshisë ose me thënë më shqip thashethemet, e bëhet zëdhënës i shpifësve e mashtruesve. Për keqardhje në çfarë niveli bie një deputet. Edhe një gjë Muharrem me i fol fjalët e çarshisë çka flitet për ju nuk ishi dal hiq ne tv po ne as nuk merremi e as nuk përdorim fjalët e çarshisë. Nuk jemi të tillë shyqyr që nuk jemi të tillë. H.SH”, ka shkruar Shala.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *