Përmes portalit LuginaLajm, familja Shaqiri ofron katër apartamente për banim në Preshevë, familjeve të prekura nga termeti në Shqipëri

2036

Një familje preshavare, përmes një postimi në facebook, të cilin i’a kanë dërguar edhe redaksisë së portalit tonë, ka ofruar katër apartamente për banim në Preshevë, familjeve shqiptare të prekura nga termeti i së martes.

“Familja Shaqiri nga Presheva, ndjehet tejet e shqetsuar nga termeti i prekur ne Shqiperi. Kjo familje ofron ndihme me 4 apatarmente ne Presheve per familjet e prekura nga termeti. Apartamentet jane ne gjendje te rregullt sanitare por te pa mobiluara. Nese ka gadishmeri ndokush me i ndihmu familjeve nga Shiperia per ti mobiluar me i kriju kushte per banim, mund te na kontaktoni ne nr e tel +38163414862” – thuhet në shkrimin e publikuar nga Lejla Shaqiri, e bija e familjes preshevare./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *