Përleshje e armatosur në Kumanovë (VIDEO)

202

20150509082345992646Sot në orët e hershme të mëngjesit në lagjen ”Tode Mendoll” të Kumanovës ka filluar një përleshje e armatosur në mes të forcave të armatosura maqedone dhe një grupi tjetër të paidentifikuar, deri më tani. Të shtënat po shqetësojnë banorët e kësaj lagjeje dhe të mbarë qytetit. Rafalet e të shtënave nuk kanë të ndalur. Ka lëvizje edhe të helikopterëve, raportojnë mediet shqiptare në Maqedoni.

“Lajmpress” raporton se luftimet po zhvillohen te lagja e Trimave që është e banuar me shqiptarë. Deri tani është raportuar për të lënduarit e parë në këtë luftime.

Banorë që banojnë afër qendrës klinike në Shkup, kanë thënë se në orët e mëngjesit janë dëgjuar sirenat e veturave të emergjencës që kanë arritur në Klinikë. Ata po ashtu informojnë se policia ka urdhëruar taksistët që të largohen prej para qendrës klinike, andaj supozohet që kanë sjellë të lënduar ose eventualisht viktima nga luftimet në Kumanovë.

Raportohet se sirenat e veturave të emergjencës sot në mëngjes janë dëgjuar edhe te spitalit 8 Shtatori, respektivisht ish spitali ushtarak. Ende nuk ka konfirmim zyrtar për të lënduar ose viktima.

Video:

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *