Përleshja për pronë, vret djalin e axhës në Novosellë të Pejës

Një vrasje ka ndodhur sot rreth orës 14:30h në fshatin Novosellë të Pejës.

Lidhur me rastin në fjalë detaje kanë dhënë edhe nga Policia e Kosovës në rajonin e Pejës.

“14:40 minuta policia është njoftuar për një vrasje në fshatin Novosellë. Me të arritur policia ka hasur në një trup të shtrirë dhe është kërkuar emergjenca e spitalit, mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Albanian Times mëson se 74 vjeçari, Faton Brahimaj i armatosur me AK47 ka vrarë Bashkim Brahimaj. Këta dy të fundit djemë të axhës mes veti./albaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *