Përkundër paralajmërimit për sot, gastronomët e Bujanocit ende nuk i kanë ngritur çmimet e pijeve – por ditët në vijim është e mundur?!

Edhe pse u paralajmërua që sot do të ngriten çmimet e pijeve nëpër lokalet e qytetit të Bujanocit, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Sipas informatave të siguruara nga redaksia jonë, gjatë ditës së djeshme është zhvilluar një takim ndërmjet gastronomëve mbi rritjen e çmimeve, megjithate enbde nuk ka ndonjë vendiom përfundiomtar.

Sipas Fation Limanit, pronar i lokalit “Prime” në sheshin e qytetit, është arritur një marrëveshje që të ketë rritje të pijeve për 10 dinarë.

“Po, jemi dakorduar që espresso të ngritet për 10 dinarë dhe disa pije të tjera. Por, nuk është e vërtetë, se pijet janë shtrejtuar që nga sot, po presim që të dakordohemi të gjithë” – ka deklaruar shkurtimisht për LUGINALAJM.

Megjithate, janë pronarët e lokaleve që veprojnë në sheshin e qytetit të Bujanocit, ata që po kërkojnë ngritjen e çmimeve si një mundësi e rikuperimit ekonomik nga kriza e COVID-19./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.