Përkundër djegies së qëllimshme të makinerisë, kompania “Saba Bellça”, rrespekton deri në fund kontratën me qytetin e Vranjës (FOTO)

1603

Edhepse qëllimisht para dy dite u’a dogjën makinerinë në Vranjë, kompania shqiptare nga Presheva “Saba Bellça”, ka rrespektuar deri në fund kontratën me qytetin e Vranjës, dhe sot, ka asfaltuar njërën nga rrugët shumë të rëndësishme të këtij qyteti.

Në gjatësi prej 750 metrave dhe në vlerë prej 35 milionë dinarëve, rruga “Radniçka” në Vranjë, sot u asfaltua nga kompania “Saba Bellça”, të cilës, autorë ende të paindentifikuar,  pak metra më larg, qëllimisht i’a dogjën makinerinë në mëngjesin e 1 gushtit.

Kjo rrugë, ishte kontraktuar javë më parë, ndërsa u bashkëfinancua nga Ministria e Ekonomisë dhe qyteti i Vranjës.

Megjithate, dëmi i shkaktuar kompanisë “Saba Bellça” në Vranjë, është rreth 100 mijë euro, ku makinerisë për asfaltim “finisher”, qëllimisht ua dha flaka në oborrin e ndërmarrjes publike “Vodovod” të Vranjës./Lugina-Lajm/

 

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Regjistrohu në Fakultetin Ekonomik – Bujanoc

Shiko videon