“Përkrahësve të Shqiprim Arifit”, ju pengojnë fjalimet e deputetit Shaip Kamberi në Kuvend republikan në Beograd (VIDEO & FOTO)
Ndoshta edhe për çudi, por jo sa mos të besuar, kur një partie shqiptare sikur APN-së, të ju pengojnë fjalimet e deputetit më aktiv, respektivisht liderit me të cilin po mburret e tërë shqiptaria, Shaip Kamberi.
Gjatë ditës së djeshme, deputeti popullor, Shaip Kamberi, në seancën plenare të Kuvendit repubikan, ka kërkuar informacion mbi prodecuren e hapjes së kufirit Miratoc – Llojan, inciciativ kjo e dy qeverive respektive (Serbi, Maqedoni e veriut), që edhe pas shumë vjetësh nuk u përfundua.
Por, “Përkrahësit e Alternativës për Ndyshim”, nëpërmjet të faqes zyrtare, kanë kritikuar kërkesën e Kamberit ndaj Qeverisë së Serbisë, duke thënë se ketë çështje a ka ngritur, Shqiprim Arifi, ish kryetar i Preshevës, që përkundër premtimit për hapjen e kufirit, kurrë nuk e realizoi.
Por, Kamberi , tha se kërkesa për hapjen e kufirit Miratoc – Llojan u intensifikua edhe më tepër pasiqë më 8 janar 2005 pjesëtarët e ushtrisë së Serbisë dhe Malit të Zi, vranë të riun Dashnim Hajrullahi, i cili po kthehej nga vizita familjes së tij matanë kufirit.
“Pas këtij incidenti me pasoja të vrasjes së një të riukishte premtime se procedura për hapjen e kufirit Miratoc-Llojan do të përshpejtohet, me qllim që njerëzve t’i mundësohet mirëmbajtja e lidhjeve familjare dhe pronave të tyre që gjenden përskaj kufirit” – tha Kamberi.
Ai shtoi se, përkundër që shpeshherë është premtuar se kjo çështje shpejt do të kryhet dhe se kalimi kufitar do të lëshohet në punë, mjerisht, as vrasja e Dashnim Hajrullhut nuk solli përmbushjen e premtimeve.
“Më 2019, Ministri i punëve të brendshme Nebojsha Stefanoviq me homologun e tij nga Maqedonia, ministrin Oliver Spasovski ka nënshkruar, në Shkup Marrëveshjen për vendosjen e vendkalimit kufitar Miratoc-Llojan.
Duke folur për Marrëveshjen, Stefanoviq kishte deklaruar se me hapjen e pikës së re kufitare do të “përshpejtohet qarkullimi i mallrave” – shtoi Kamberi.
Por, këtë fjalim të Kamberit, nuk e kanë pritur mirë përkrahësit e Shqiprim Arifit.
Në një postim të tyre, “Përkrahësit e Alternitivës për Ndryshim”, Shaip Kamberin e kanë quajtuar kryetar të sektit, duke iu referuar se ai: “Përveç që nuk ka dhënë kontributin e nevojshëm për hapjen e kufirit Miratoc – Llojan, ai akoma ka dilema duke e pyetur kryeministren e qeverisë serbe Bërnabiq, se a do të hapet kjo pikë kufitare, kur dihet kontributi enorm i kryetarit të APN-së Shqiprim Arifi për realizimin e kësaj nevoje imediate të shqiptarëve nga të dyja anët, e që tashmë është ratifikuar në të dy Parlamentet Republikane…Kthjellu Shaip” – ishte porosia e përkrahësve të Shqiprim Arifit për deputetin shqiptar, Shaip Kamberi.
Më poshtë e keni fjalimin e djeshëm të deputetit Shaip Kamberi, dhe kritikat më të pabaza të përkrahësve të Shqiprim Arifit ndaj tij: