Përkeqësohet situata me koronavirusin në Bujanoc – regjistrohen edhe 14 raste pozitive brenda 24 orëve

Gjatë 24 orëve të fundit, në Bujanoc, janë regjistruar 14 raste të reja pozitive me COVID-19.

Sipas raportit të Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, gjatë hënën (8 mars), janë kryer 29 teste antigjen, dhe vetëm 14 prej tyre kanë rezultuar të infektuar me COVID-19, derisa janë zhvilluar edhe 6 teste PCR.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë zhvilluar 102 kontrolle, prej të cilave 10 ishin fëmijë.

Që nga shpërthimi i pandemisë, Bujaoci ka regjistruar 967 raste me koronavirus, derisa vetëm gjatë muajit mars, janë regjistruar 71 raste me COVID-19./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.