Përjeton emocionet e mohuara nga De Biazi, Gjimshiti pritet si hero nga tifozët e Atalantës

214

Në Europianin e Francës, atëherë kur Shqipëria do të bënte arritjen historike, tërnocasi Berat Gjimshiti nuk u zgjodh nga ana e De Biazit për t’u grumbulluar në atë turne. Një mungesë e papritur ishte ajo e mbrojtsit shqiptar, që e kishte dhënë kontributin e tij edhe gjatë kualifikueseve.

Kështu lojtari kuqezi nuk mund të ishte pjesë edhe e disa pritjeve fantastike dhe emocioneve të mëdha, që tifozët shqiptarë u dhanë lojtarëve të Kombëtares tonë. Por këtë ndjenjë të bukur, Gjimshiti e ka përjetuar së fundmi.

Pas fitores ndaj Lacios me rezultatin 1-3, një numër i jashtëzakonshëm i tifozëve të Atalantës kanë dalë në shesh për të pritur si heronjë lojtarët e tyre në këtë triumf. Gjimshiti ishte një prej protagonistëve kryesor  në realizimin e golit të tretë, por edhe në ndaljen e kundërshtarëve. Gjithashtu edhe Etrit Berisha është pjesë e Atalantas, megjithëse po kalon një periudhë aspak pozitive në stol. /Shqiperia.ch/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *