Përfundon takimi Mustafa-Kurti, lideri i VV-së paraqitet nëpërmjet fb

106

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai i VV-së, Albin Kurti, kanë përfunduar takimin, ndërsa iu kanë shmangur medieve, raporton EkonomiaOnline.

Ata kanë dalur nga objekti ku mbahej takimi dhe nuk janë prononcuar për media.

Mediat nuk janë lejuar as të marrin pamje, por tashmë pritet që përmes ndonjë komunikate për media të jepen detaje nëse do të ketë ndonjë marrëveshje mes dy liderëve opozitarë.

Ndërkaq, lideri i VV-së, pas takimit qshtë paraqitur nëpërmjet profilit në facebook, ku ka shkruar: “Ky ishte takimi i parë me Prof. Isa Mustafën pas rizgjedhjes së tij kryetar i LDK-së. I urova punë të mbarë dhe shëndet. Biseduam për situatën politike në vend dhe gjendjen e rëndë ekonomike, për nevojën e daljes nga kriza dhe të vendosjes së shtetit në binarët e zhvillimit. Me 22 gusht dy grupet tona parlamentare do të jenë në përbërje të plotë për ta shpërndarë Kuvendin e për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja demokratike. Konstatuam që tashmë shpresa po rikthehet te qytetarët, për një të ardhme me drejtësi e përparim” – ka shkruar Kurti pas takimit me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

Pas gjendjes së krijuar ne vend, me dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj, më 22 gusht është caktuar seanca për shpërndarjen e Kuvendit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *