Përfundon takimi Kosnett- Mustafa, nuk flet askush për media

79

Ka përfunduar takimi i ambasadorit amerikan, Philip Kosnett, me drejtuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Deri më tani, askush nga partia e Isa Mustafës nuk ka folur rreth këtij takimi.

Kosnett sot ka qëndruar në selinë qendrore të LDK’së, ku është takuar me kreun e partisë, Isa Mustafën si dhe figurat kryesore të kësaj partie

Tema e diskutimit në këtë takim ka qenë arritja e marrëveshjes së koalicionit në mes të LDK’së dhe VV’së.

Ndërkaq, deri më tani, askush nga LDK’ja nuk ka treguar se çka saktësisht është biseduar në takimin me Kosnett’in.

Në selinë e LDK-së sot është parë duke hyrë edhe ish-shefi i misionit të OSBE-së, William Walker.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *