Përfundon projekti i plotë në fshatit Letovicë, qytetarët mirënjohës ndaj punës së qeverisjes lokale

306

imageNë Letovicë, tanimë ka përfunduar projekti i plotë i kanalizimit dhe asfalltimit të rrugës në njërën nga lagjet e këtij fshati të komunës së Bujanocit.
Muaj më parë, NP “Komunalia” ka shtruar rrjetin e kanalizimit dhe gjatë ditës së sotme kjo rrugë është asfaltuar nga “Saba Bellça”, ndërsa projekti ka qenë nën administrimin e “Direkcionit për ndërtim”.
Projekti i plotë kushtoi mbi 5 milionë dinarë, ndërsa u financua nga buxheti i komunës së Bujanocit.

Inspektimi i punës gjatë së shtunës, u bë edhe nga vet kryetari i komunës, Shaip Kamberi, i cili i premtoi letovicasit se komuna do të financoi edhe projekte të tjera madhore për ketë fshat. Banorët shprehën mirënjohje dhe falinderim ndaj punës së pushtetit lokal./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *