Përfundon mbledhja e kryesisë së LDK-së, s’ka asgjë të re

88

Para pak çastesh ka përfunduar mbledhja e kryesisë së LDK-së, ku u diskutuan zhvillimet e fundit politike në vend, pas mandatimin të Albin Kurtit për kryeministrër nga Presidenti Hashim Thaçi.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, tha se LDK-ja vlerëson që vendi ndodhet në situatë rëndësishme ngase tani implementimi vullneti politik të qytetarëve i shprehur më 6 tetor është afatizuar.

Ai tha së LDK-ja edhe njëherë shpreh vullnetin për arritjen e një marrëveshje koalicioni me Vetëvendosjen.

“LDK edhe njëherë shpreh vullnetin për marrëveshje politike të balancuar me Vetëvendosjen, që do të reflektonte në tërësi rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit. Kryesia e LDK-së konsideron që marrëveshja e propozuar nga ekipi negociues i LDK-së e reflekton në tërësi rezultatin zgjedhor dhe garanton perfaqësim dhe përgjegjësi të balancuar që janë të domosdoshme për funksionimin e institucioneve dhe për demokracinë në vend”.

Mustafa shtoi se LDK e fton Vetëvendosjen si parti e parë dhe që ka përgjegjësi për ta formuar qeverinë që të veprojë shpejt për të arritur marrëveshjen.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *