Përfundon asfaltimi i rrugëve tek Çerdhja e fëmijëve në Bujanoc – së shpejti fillon edhe rekonstruimi i trotuareve (FOTO)

Ashtu siç paralajmëruan brenda ditës, sot ka përfunduar asfaltimi i dy rrugëve në afërsi të parkurt të qytetit në Bujanoc, respektivisht rrugës “Vuk Karaxhiq” dhe asaj “Vëllezërit Stoshiq”, që shpien në drejtim të Çerdhes së fëmijëve “Gëzimi Ynë”.

Sipas kryeshefes për zhvillim dhe investime pranë Administratës komunale të Bujanocit, Fazila Azemoviq, pas përfundimit të asfaltimit, brenda pak ditëve, do të nis rekostruimi i trotuareve, respektivisht vendosja e pllakave të betoni, që janë të parapara me projekt, e që ne ketë rast, kjo rrugë do të marrë një pamje krejtësisht të re.

Megjithate, gjatë asfaltimit të sotëm të këtyre dy rrugëve, kryetari Nagip Arifi dhe kryeshefja për zhvillim dhe investime, Fazila Azemoviq, inspektuan nga afër punimet gjë që u publikaun edhe përmes faqes zyrtare të Komunës së Bujanocit./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.