Përfundon asfaltimi i rrugës në afërsi të Xhamisë së mesme në Tërnoc, kryeshefi Ramadani inspekton punimet

78

Sot ka përfunduar asfaltimi i rrugës në afërsi të Xhamisë së mesme të fshatit Tërnoc më gjatësi prej 200 metrave.

Ky projekt infrastrukturor është financuar nga Komuna e Bujanocit, nëpërmjet departamentit për zhvillim dhe investime, ndërsa vlerë e projektit është 2 milionë dinarë.

Zhvillimin e punimeve nga afër e ka inspektuar kryeshefi për Zhvillim dhe Investime, Enver Ramadani, i cili u pritë nga banorët e lagjes dhe qytetarët e tjerë të fshatit Tërnoc./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *