Përfundon asfaltimi i disa rrugëve lokale në fshatrat Lluçan dhe Dobrosin (FOTO)

“Gjatë dy ditëve të fundit, kanë përfunduar punimet në asfaltimin e disa rrugëve lokale në fshatrat Lluçan dhe Dobrosin” – thuhet në njoftimin e fundit të Komunës së Bujanocit.

Sipas të të njejtit njoftim, shtatë rrugë lokale në Lluçan dhe dy në Dobrosin kapin vlerën rreth 7 milionë dinarëve, dhe punëkryes është kompania “Saba Bellça”.

Punimet në infrastrukturën lokale janë në fazën e përfundimit duke mbetur kështu edhe pak rrugë deri në realizimin e tyre të parapara me buxhetin e këtij viti.

Kujtojmë që, komuna e Bujanocit ka realizuar projekte infrastrukturore pothuajse në të gjitha vendbanimet e komunës, duke mos bërë dallime etnike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *