Përfundimisht, me një solemnitet rasti hapet Medreseja në Preshevë!

158

 Para një mase të gjerë, dhe në prani të shumë prijësve fetar dhe atyre institucional, dje u bë përurimi dhe hapja solemne e Medresesë në Preshevë.

Edhe përkundër që punimet u stërgjatën në ndërtimin e objektit, dje përfundimisht rezultuan të përfunduara, me që edhe zyrtarisht u bë hapja e paralelesë së  Medresesë në Preshevë.

Të pranishmive iu drejtuan krerët e Bashkësisë Islame të Preshevës, të cilët, vlerësuar ditën e djeshme, si ditën që do të hyjë në historinë e Preshevës dhe më gjërë, me që, Medreseja e Preshevës, do të jetë godina ku do të mësohet dhe gritet fjala e Allahut dhe të dërguarit të Muhamedit s.a.ë.s.

Ndërsa, imami nga Novi Pazari Dr. Mevludin Dudiq u shpreh se: “shpresojmë që për pak kohë, kjo medrese të pavarësohet, dhe unë ju njoh mirë dhe e dijë që ju keni mundësinë, që kjo të bëhet nga vet ju”. – tha ai.

Ndërtimi i objektit të paraleles së Medresesë në Preshevë, u financua nga Agjensioni Turk për Zhvillim “TIKA”, udhëheqësit e të cilës, çuditërisht munguan në ditën e djeshme.

Megjithate, mësimi në Medresenë e Preshevës, do të mund t’a ndjekin vetëm gjinia femërore, ndërsa vetë paralelja e Medresesë në Preshevë, do të funksionojë në kuadër të Medresesë së Novi Pazarit, “Gazi Isa Beu”, ndërsa punimet për ndërtimin e objektit, patën filluar qysh më 2010-të./LuginaLajm/

 

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Regjistrohu në Fakultetin Ekonomik – Bujanoc

Shiko videon