Përfaqësuesit e shoqatave të Luginës së Preshevës në Zvicër, priten në takim nga ambasadori shqiptar në Bern, Ilir Gjoni

Nëpërmjet  një postimi në faqen zyrtare, Ambasada e Shqiprisë në Bern, ka bërë të ditur që sot diplomatët shqiptarë, kanë mirëpritur në takim përfaqësuesit e Shoqatës nga Lugina e Preshevës, të përfaqësuar nga Agron Rahimi dhe të tjerë.

Në njoftimin e Ambasadës së Republikës së Shqiprisë, thuhet:

Në vijim të takimeve me përfaqësuesit e Shoqatave të Luginës së Preshevës në Zvicër, edhe sot në ambientet e Ambasadës së RSH në Bernë, Ambasadori I.Gjoni dhe Këshilltari i Ambasadës V. Gashi pritën grupin e dytë të përfaqësueseve, zotërinjtë, Taip Shaqiri, Agron Rahimi, Fetah Ahmeti, Nderim Ademi, Adnan Bediu dhe Mersad Halimi.

Biseda u fokusua në çështjet që lidhen me mundësitë e bashkëpunimit mes Ambasadës dhe Shoqatave. U bisedua për konkretizimin e bashkëpunimit, si dhe mundësinë e unifikimit të këtyre shoqatave në një Union.

Edhe grupi i dytë i pjesëmarrësve në takim, theks të veçantë i dhanë domosdoshmërisë për të qenë të unifikuar dhe shprehën gatishmërinë për bashkëpunim dhe unifikim.

Takime të ngjashme do të zhvillohen edhe në të ardhme

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.