Përfaqësuesit e pushtetit „harrojnë premtimet”, nuk marrin pjesë në dabatin televiziv të Spektrit!

263

11160572_1060249217322923_5126302028795846249_nPërfaqësues të subjekti politik në pozitë, në komunën e Bujanocit, edhe ketë të premte kanë refuzuar pjesëmarrjen në emisionin debativ të organizuar nga RTV Spektri, i dedikuar për ballafaqim të pozitës dhe opozitës në Bujanoc.

“Ndihma e Kosovës dhe Shqiprisë për Luginën e Preshevës” – ishte tema e të premtës së fundit në RTV Spektri. Mirëpo, kjo temë u shtjellua vetëm nga përfaqësuesit e opozitës në Bujanoc (PVD) dhe shoqërisë civile në nivel Lugine, me që përfaqësuesi i pushtetit (PD) në Bujanoc, nuk morri pjesë.

Arsyeja e mospjesëmarrjes së përfaqësuesit nga Partia Demokratike e Nagip Arifit, nuk ishte e ditur edhe për modetaratorin e emisionin, njëherit drejtorin e këtij medium, Jeton Ismaili, ku që në hyrje të emsionit të mbrëmshëm, theksoi se:”Kjo është hera e tretë, në të cilën përfaqësuesit e pushtetit lokal të Bujanoci, nuk e shohin të rugës të vijnë dhe debatojnë për problematikat, proceset dhe punët që janë të lidhura me komunën tonë. Ata (përfaqësuesit e pushtetit) do të ishte mirë të vijnë dhe të marrin në këto emisone me qëllim që t’i njoftojnë qytetarët, votuesit e tyre për punën dhe të arriturat që i kanë bërë” – tha ai.

Emisioni i mbrëmshëm, është i treti me rradhë, ku përfaqësuesit e pushtetit të Bujanocit nuk marrin pjesë fare, apo në mes të emsionit e braktisin ate.

Megjithate, RTV Spektri edhe më tutje do të organizojë emisione të ciklit të njëjtë, ku nëpërmjet fakteve do të ballafaqohen pushteti dhe opozita e Bujanocit./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *