Për vikend, edhe 9 persona të infektuarë me koronavirus në Bujanoc – ja sa të infektuarë u regjistruan në muajin janar
Sipas raportit të fundit të Shëtpisë së Shëndetit në Bujanoc, gjatë dy ditëve të vikendit (e shtunë dhe e dielë), janë regjistruar edhe nëntë të infektuarë me koronavirus në Bujanoc.
Të shtunen e 30 janarit, në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, janë realizuar zhvilluar kontrolle dhe janë realizuar 17 teste antigjen, prej të cilave, 5 persona kanë rezultuar pozitivë në COVID-19, ndërsa një ditë më vonë, të dielën e 31 janarit, nga 9 teste antigjen, 4 persona kanë rezultuar të infektuarë me koronavirus.
Gjatë muajit janar, në Bujaoc, janë regjistruar 93 të infektuarë me koronavirus.
Përkundër infektimeve të reja në Bujanoc, në Shtëpinë e Shëndetit, respektivisht në objektin e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc, po vazhdon vaksinimi i qytetarëve me njërën nga vaksinat antiCOVID./LUGINALAJM/