Për shkak të gjendjes së rëndë pandemike, familja Mustafa nuk hap të pame – ja kur do të bëhet varrimi i profesorit të ndjerë, Hasan Mustafa

1553

Përmes një njoftimi të publikuar mëngjesin e sotëm, familja e profesorit të ndjerë Hasan Mustafa, ka njoftuar se për shkak të gjedjes së rënduar nga pandemia, nuk do të hapet e pame për ngushëllime.

“Në këtë kohë të vështirë, të ndarjes nga ne, të babait, vëllait, mixhës tonë çdo përqafim i juaji, shtrëngim dore, shikim në sy me ju do t’na lehtësonte sadopakë dhimbjen.

Me kalimin e pandemisë, inshaa Allah në ditë më të mira për të gjithë, ne do t’ju mirëpresim në shtëpit tona, sepse ne nuk do t’a harrojmë asnjëherë” – thuhet në njoftimin e familjes Mustafa.

Megjithate, varrimi i profesorit të ndjerë, do të bëhet sot me namazin e ikindisë në varrezat e qytetit në Bujanoc.

Më poshtë, mundë të lexoni të plotë njoftimin e familjes Mustafa me rastin e vdekjes së familjarit të tyre:

Njoftim!

Të dashur familjar, farefis, miqë, dashamirë, qytetar të Bujanocit e më gjërë me keqardhje ju njoftojmë se nuk do të hapim të pame për babën, vllain tonë për shkak të situatës pandemike, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të secilit prej jush.

Në këtë kohë të vështirë, të ndarjes nga ne, të babait, vëllait, mixhës tonë çdo përqafim i juaji, shtrëngim dore, shikim në sy me ju do t’na lehtësonte sadopakë dhimbjen.

Me kalimin e pandemisë, inshaa Allah në ditë më të mira për të gjithë, ne do t’ju mirëpresim në shtëpit tona, sepse ne nuk do t’a harrojmë asnjëherë.

Lutuni për shpirtin e tij, që Allahu t’a bëjë prej banorëve të xhennetit Firdeus!

Me respekt familja Mustafa.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *