Për pak, Shqipria nuk mundi të arrijë fitore!

136

Kuqezinjtë treguan se kanë fituar qartësinë e duhur e mbi të gjitha kanë fituar një lojtar, Ermir Lenjanin, 25-vjeçarin nga Prishtina që ishte padyshim njeriu i kësaj ndeshjeje për ngjyrat kuqezi.

Barazim 1-1 në debutimin e Kombëtares në Elbasan Arena përballë Danimarkës, me fitoren që i shpëtoi Shqipërisë nga duart vetëm për 10 minuta, në një ndeshje ku kuqezinjtë treguan se kanë fituar qartësinë e duhur e mbi të gjitha kanë fituar një lojtar, Ermir Lenjanin, 25-vjeçarin nga Prishtina që ishte padyshim njeriu i kësaj ndeshjeje për ngjyrat kuqezi.

Gjithcka nisi në atmosferën e mrekullueshme të Elbasan Arena ku edhe koreografia ishte bashkëkohore, thjesht e mrekullueshme në mbrëmjen kuq e zi. Giani De Biassi e niste me Balën, të vetmin sulmues në fushë dhe Lilën në të djathtë e Lenjanin në të majtë, duke lënë në stol Valdet Ramën. Te Danimarka, Olsen prezantonte tredhëmbëshin e sulmit Bendtdner, Krohn–Dehli dhe Jusuf Poulsen. Në syrin e parë ishte një Shqipëri me shumë lojtarë mbrojtës, duke krijuar iluzionin e një De Biasi mëkatar në mungesë guximi, por kuqezinjtë ishin agresivë në nisje. Që në minutën e 4-ët Lenjani u rrëzua në zonë por për hungarezin Viktor Kassai gjithçka ishte e rregullt. Kundërpërgjigja e danezëve në të 10-ën me specialitetin e tyre, krosim me goditje standart dhe goditje qendrore e pa potencë me kokë e Kjaer që nuk e shqetësoi më shumë sa duhet Berishën. Më të qeta minutat në vijim, me skuadrat të kujdesshme dhe sinjalin e rradhës që erdhi me goditjen e pakolauduar të Eriksen para zonës në të 19-ën. Me skuadrat që refuzonin të hidheshin në aventurë sfida mori konturet e një loje shahu që kërkon nerva të akullta. Taulant Xhaka provoi me një goditje nga distanca në të 32-ën dhe mrekullia morr jetë në minutën e 38-të.

Fantastik Ermir Lenjani , përafroi që nga mesi i fushës për t’u paraqitur në hyrje të zonës, aty ku lëshoi goditjen që e devijuar nga Kjaer dhe me fallcon hyjnore nuk i la shpëtim Shmajkell. 1-0 për Shqipërinë , Lenjani heroi i shqiptarisë me prishtinaliun 25-vjeçar që dëgjon oshëtimën e atdheut. Avantazhi ju dha krahë kuqezinjve që e mbyllën pjesën e parë në sulm, në të 45 Agolli krosoi nga e majta dhe Bekim Balaj tentoi bisin e Aveiros, Këtë herë me të majtën, por pa mundur të finalizojë. Olsen e nisi pjesën e dytë duke futur në lojë Lasse Viben në vend të Jusuf Poulsen, dhe ishte pikërisht mesfushori i Goteborg që u shfaq rrezikshëm në të 55, duke përfituar nga një pasim filtrues që preu në mes mbrojtjen, Lasse Vibe kërkoi pasimin final me Lorik Canën që në devijimin e tij rrezikoi autogolin me topin që goditi shtyllën.

Rast i mirë për Shqipërinë në minutën e 59-të kur pas një krosi nga e majta Lila dhe Balaj u ngritën në ajër me shkodranin që mund ta kishte vrarë ndeshjen me goditjen e tij me kokë. Shqipëria sërish përpara në të 64-ën me goditjen e këndit të Taulant Xhakës të ekzekutuar me skemë me Mavrajn që goditi ulët pa mundur të shënojë. De Biasi i dha 20 minutat e fundit Sokol Cikalleshit që zëvendësoi Bekim Balajn. Në të 73-ën, Ermir Lenjani tregoi edhe një herë vlerat e tij duke djegur në sprint kundërshtarët para se dehte me driblimin në zonë Kjaer për të lëshuar goditjen me topin që përfundoi vetëm për pak jashtë kuadratit.

Fitorja e kuqezinjve u dogj vetëm 10 minuta parta fundit të kohës së rregullt, meritë e Nicklas bendter, deri në atë moment në hije me driblimin e tij nxori para portës Lasse Viben që i shpëtoi dhe ndërhyrjes në sparkatë të Canës për të dërguar topin në rrjetë. Një gol i hidhur që la pak kohë për të reaguar, në minutën e 90 Cikalleshi tentoi me një goditje të fortë por pa shënjestrën e duhur, e madje 10 sekonda para vërshëllimës finale Shqipëria rrezikoi një fund të hidhur me Berishën që ju desh të bënte mrekullinë për të ruajtur barazimin. Në fund 1-1, një barazim që e lë Shqipërinë në vendin e parë në grup, sërish bashkë me Danimarkën, por natyrisht me fitoren që ishte vetëm 10 minuta larg lë pengun e një trepikëshi të shpëtuar nga duart./LuginaLajm/

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Regjistrohu në Fakultetin Ekonomik – Bujanoc

Shiko videon