Për katër ditë, dy persona vdesin nga koronavirusi në Bujanoc

Siç merrë vesh LUGINALAJM, gjatë katër ditëve të fundit, dy persona kanë humbur betejën nga koromavirusi në Bujanoc.

Bëhet fjalë për një mashkull shqiptar nga një fshat I Komunës së Bujanocit, I cili ka ndërruar jetë të martën, ndërsa të mërkuren është varros. Sipas disa të afërmëve, të ndjerit iu është keqësuar gjendja shëndetësore për pesë ditë, nga ku ka humbur luftën për jetë.

Gjithashtu, mësohet që sot një grua shqiptare nga fshat tjetër i Komunës së Bujanocit, ka dërruar jetë në njërin nga spitalet e Serbisë qëndrore, me që, para disa ditëve ishte dignostifikuar me COVID-19.

Megjithate, përkundër vaksinimit ,mbi 50% në Komunën e Bujanocit, dhjetë ditëshi i fundit shënon një rritje rapide të të infektuarve me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Komunën e Bujanocit janë regjistruar 14 raste të reja me COVID-19, ndërsa Presheva ka shënuar edhe 30 pacientë të infektuar me koronavirus./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.