Për herë të shtatë, në Bujanoc organizohet panairi ndërkombëtar “Bleta nuk njeh kufi” (FOTO)
Në sallën e sportit “Rinia” në Bujanoc, sot u organizuar panairi ndërkombëtar i bletararëve “Bleta nuk njeh kufi”.
Në ketë eveniment morrën pjesë dhjetra bletarë nga gjashtë vende të ndryshme, si: Serbia, Kosova, Shqipëria, Maqedonia e veriut, Bullgaria dhe Greqia.
Kjo ngjarje u organizua nga tri shoqatat e bletarëve në Bujanoc, “Polen 2012”, “Apicula” dhe “Nektar” .
Në hapjen solemne të panairit, kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi falemnderoi organizatorët e këtij panairi që me sukses ka arritur që në Bujanoc t’i tubojë bletarët nga gjithë rajoni, duke e shndërruar Bujanocin në qendër të Ballkanit për bletari. Ai në fjalën e tij theksoi se do të vazhdojë që ta përkrahë sektorin e bletarisë, pasi që viteve të fundit kjo veprimtari po bëhet shumë tërheqëse dhe fitimprurëse.
Sipas organizatorëve, në këtë panair janë prezentuar prodhimet e më shumë se 50 bletarëve, dhe se janë të kënaqur me numrin e vizitorëve.