Për herë të parë Komuna e Bujanocit fton qytetarët në debat publik për hartimin e buxhetit të vitit pasardhës

198

Është herë e parë, që Komuna e Bujanocit, të ftoj në debat publik të gjithë qyetetarëte vet,  që me propozime konkrete të kontribuojnë në hartimin sa më të mirë të buxhetit për vitin 2018.

Nëpërmjet një postimi zyrtar, Komuna e Bujanocit fton qytetarët që të marten e 19 dhjetorit, të marrin pjesë në debatin publik.

Ja postimi i Komunës së Bujanocit:

Diskutim publik me të gjithë qytetarët e interesuar mbi Propozim buxhetin e Komunës së Bujanocit për vitin 2018

Të Martën, me 19 Dhjetor, duke filluar në orën 18:00, në Amfiteatrin e Fakultetit ekonomik në Bujanoc, do të organizohet diskutimi publik mbi propozimin e buxhetit të Komunës së Bujanocit për vitin 2018.

Ftohen të gjithë shfrytëzuesit indirekt dhe të gjithë qytetarët e Komunës së Bujanocit të marrin pjesë në këtë organizim.

Transparenca dhe bashkëqeverisja me qytetarët, praktikë e cila po aplikohet për her të parë në Komunën e Bujanocit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *