Për dy ditë, koronavirusi i merrë jetën pesë personave në Vranjë
Fundjavën e kaluar, respektivisht të shtunën dhe të dielën, si pasojë e infeksionit me koronavirus, pesë pacinetë kanë ndërruar jetë në Spitalin COVID të Vranjës, njofton “Info Vranjeske”, përcjell LUGINALAJM.
Në dhjetor të këtij viti, nëntë pacientë vdiqën në gjashtë ditë nga pasojat e infektimit me koronavirus virusin dhe në 28 nëntor.
Për gati dy vjet të pandemisë COVID-19, shkalla e vdekjeve nga koronavirusi në Serbi është 0.94%, një përqind më pak se në botë.
Sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik “Milan Jovanoviq Batut” në Beograd, vdekshmëria në Serbi këtë vjeshtë ishte më e lartë se mesatarja dyvjeçare dhe arriti në 3,3%./LUGINALAJM/