Për dy ditë, 11 persona të infektuarë me koronavirus në Bujanoc
Gjatë 48 orëve të fundit, në Bujanoc, janë regjistruar edhe 11 raste pozitive me koronavirus.
Sipas raportit të fundit të Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, të hënën (4 janar), janë regjistruar 6 raste, ndërsa të marten (5 janar), me koronavirus, janë evidentuar edhe pesë pacientë nga Komuna e Bujanocit.
Që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19, në Bujanoc, janë regjistruar 695 raste me koronavirus, derisa në muajin janar, pozitivë në koronavirus, kanë rezultuar 14 qytetarë nga Bujanoci./LUGINALAJM/