Pentagoni: Turqia do të përjashtohet nga sanksionet për shitjet ushtarake

127

“Qëllimi këtu është që të nxirren nga përfshirja e sanksioneve shitjet ushtarake dhe të produkteve të tjera”, tha një zyrtar amerikan i mbrojtjes.

Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-ve (Pentagon) ka njoftuar se do të bëhen përgatitje që Ministria turke e Mbrojtjes të përjashtohet nga sanksionet në mënyrë që të mos ndikojë në shitjet e armëve mes dy vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një zyrtar i lartë i mbrojtjes ka folur për gazetarët në Pentagon duke bërë vlerësime lidhur me sanksionet që qeveria e SHBA-ve zbaton ndaj Turqisë për shkak të operacionit “Burimi i Paqes”.

“Departamenti i Thesarit, nëse nuk e ka përgatitur ende është duke e përgatitur një përjashtim të përgjithshëm, ku nga sanksionet të mos ndikohen aktivitetet që vazhdojnë. Qëllimi këtu është që të nxirren nga përfshirja e sanksioneve shitjet ushtarake dhe të produkteve të tjera”, tha zyrtari i cili nuk dëshiron të zbulojë emrin e tij.

Zyrtari ka tërhequr vëmendjen se duhet të shikohet përjashtimi i përgatitur nga Departamenti. “Qëllimi është vazhdimi i punëve zyrtare si marrëdhëniet diplomatike që zhvillohen nga ana e Departamentit Amerikan të Shtetit ashtu edhe ato që kryhen nga ana jonë”, tha ai.

Ai vuri në dukje se duan të vazhdojnë bisedimet diplomatike me Ankaranë për të ndalur aktivitetet e Turqisë në Siri. “Kjo është një marrëdhënie e gjatë, është një marrëdhënie e fortë ushtarake sa që duhet të shikojmë përtej krizës aktuale për të vazhduar këtë marrëdhënie”, u shpreh zyrtari.

“Nga sanksionet do të preken pikat ku Ministria turke e Mbrojtjes përdor sistemin financiar amerikan për blerje dhe ato që ajo nuk blen drejtpërdrejt nga SHBA-ja”, tha zyrtari amerikan duke shtuar se sanksionet kanë në objektiv ministrin Hulusi Akar dhe drejtuesit e tjerë civilë që punojnë nën obrellën e ministrisë./AA/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *