Pensionohet Fatmir Hasani, kryetari Ramadani i ndanë mirënjohje (FOTO)

Ish deputeti popullor, njehërit ish drejtori i shkollës fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, Fatmir Hasani, sot edhe zyrtarisht ka përfunduar karrierën e tij aktive.

Hasani, sot është shkarkuar nga pozita e drejtorit të Qendrës sportive “Rinia” në Bujanoc, pasi që javë e kaluar ka mbushur 65 vjet, moshë kjo që plotëson të gjitha kushtet për pension.

Me këtë rast, kryetari i Kuvendit komunal të Bujanocit, Enver Ramadani, ka ndarë një mirënjohje për ativistin e pashoq, Fatmir Hasanin për kontributin e dhënë në jetën institucionale e politike në Bujanoc.

Kujtojmë që, Fatmir Hasani është vëllai i të ndjerit Rexhep Hasanit, sekretarit të parë të PVD-së, që ishin organizatorë të parë të jetës pluraliste në Komunën e Bujanocit, nga ku sistemi i atëhershëm shtetëror i kishte diferencuar dhe përjashtuar nga puna.

Fatmi Hasani, nga viti 2003 ka qenë drejtor i shkollës fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, ndërsa në vitin 2016, u zgjodh për deputet popullor nga rradhët e Partisë për Veprim Demokratik. Nga e njëjta parti, më 2020, u propozuar për drejtor të Qendrës sportive “Rinia” në Bujanoc, ku qëndoi deri më sot./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *