Pedagogu i shkollës njofton për fillimin e mësimit në shf “Naim Frashëri” – ja cili do të jetë orari i mësimit

Nëpërmjet një njoftimi, të dërguar nga pedagogu Besim Sadiku, shkolla fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, bënë të ditur se mësimi do të nis të hënën e 18 janarit.

Sipas këtij njoftimi, mësimi do të zhvillohet sipas formës të fillvitit 2020/2021, ku nxënësit do të ndjekin mësimin të grupe të ndara, derisa mësimi do të zhvillohet në klasa.

Gjithashtu, nxënësit e klasave të ulëta do të mësojnë paradite, derisa nxënësit e klasave të larta, do të mësojnë pasdite.

Më poshtë, mundë të lexoni të plotë njoftimin e dërguar nga pedagogu i skollës, Besim Sadiku:

Shkolla fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, njofton të gjithë nxënësit dhe arsimtarët e shkollës, se gjysmë vjetori i dytë për këtë vit fillon më datë 18 janar 2021 (e hënë) në oraret si më poshtë:

CIKLI I ULËT, nga klasa I – IV mësojnë:

Grupi A, nga ora 08:00 deri 10:25

Grupi B, nga ora 10:45 deri 12:35

CIKLI I LARTË, nga klasa V – VIII mësojnë

Grupi A, prej orës 13:00 deri në 17:10 (e hënë,e mërkurë, e premte) mësojnë në shkollë ndërsa (e marte e enjte) mësojn Online

Grupi B, (e marte, e enjte) mësojnë në shkollë (e hënë,e mërkurë, e premte) mësojn Online dhe anasjelltas.

Duhet theksuar se kujdestarët e klasave janë të obliguar që t’i lajmërojnë nxënësit për fillimin e mësimit si dhe duhet të dinë se një orë zgjatë 30 minuta dhe ta respektojnë orarin e mësimit.

Dhe e fundit, por më e rëndësishmja, masat për mbrojtjen nga Virusi ende janë në fuqi dhe duhen patjetër respektuar. Për dijeni, PASTËRTIA, MBAJTJA E MASKËS DHE DISTANCA.

Me respekt,

Sh.f “Naim Frashëri”, Bujanoc

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *